EMRI/ Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar

EMRI/ Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar

65
0
Shares

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së mbrëmjes së të martës, ku mbetën të plagosur dy shtetasit Erison Gjeka dhe Ndue Pali.

Mësohet se autori i dyshuar është Enton Dushaj.

“Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas blu-ve, autori i dyshuar gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit Erison Gjeka, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Pali, 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY