Koka e Ndrangheta-s në Ballkan, Italia kërkon ekstradimin e “Xhaxhait”

Koka e Ndrangheta-s në Ballkan, Italia kërkon ekstradimin e “Xhaxhait”

76
0
Shares

Italia ka kërkuar ekstradimin e Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “Xhaxhai’’ pasi  u arrestua për 20 kg kokainë në Spanjë.

Sejdinaj njihet si anëtar i bandës mafioze italiane “Ndrangheta-s’’, dhe përfaqësonte Ballkanin dhe Shqipërinë.

Kërkesa për ekstradim nga Italia ka arritur dy ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit duhet t’ia japë prokurorit përkatës, që duhet t’ia dorëzojë Gjykatës për të marrë vendimin.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY