E FUNDIT/Parandalohet vrasja në Malësi të Madhe, i riu kishte zënë pritë...

E FUNDIT/Parandalohet vrasja në Malësi të Madhe, i riu kishte zënë pritë për të vrarë me armë bashkëfshatarin

106
0
Shares

Marrja e informacionit, ndjekja dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vrasjen dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F“,-njofton policia.

Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e 32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY