Shifrat e OBSH për Shqipërinë, ish-deputeti: E vërteta tragjike, Shqipëria me numrin...

Shifrat e OBSH për Shqipërinë, ish-deputeti: E vërteta tragjike, Shqipëria me numrin më të vogël të mjekëve në Europë

45
0
Shares

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë.

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Ish-deputeti Tritan Shehu ka komentuar kete raport, duke u shprehur se kjo e dhene godet sistemin shendetesor.

“Akoma me e erret behet perspektiva, kur sic konstaton OBSh qindra mjeke e infermiere vazhdojne te braktisin vendin duke mos gjetur ketu as mundesite minimale financiare per te jetuar e as ato profesionale te per te punuar, ne fakt mbi ata rendon vetem diskriminimi i qellimshem i pushtetit.

—Financimi publik i sistemit shendetesor qe eshte me i ulti edhe ne Rajon me 2,94 % te GDP, eshte ne fakt edhe me keq se 0,8 % e asaj shifre vjen nga te ardhurat e Kontributeve Direkte nepermjet sistemit te Sigurimeve, ndersa nga Buxheti vjen vetem 2,14% e GDP, duke u futur keshtu vendin ne nivelin Afrikan.

Desheroj tju kujtoje se kjo Rilindje kur proklamoi “Shendetesine falas” shpalli heretik sistemin e sigurimeve e deklaroi mbylljen e tyre, nje marrezi tjeter kjo e saj qe sic parashikuam ne ne fakt nuk u realizua kurre.

—OBSh prek edhe nje tjeter ceshtje thelbesore, gjendjen e shkaterruar te sistemit tone paresor dhe e konfirmon ate cfare neve po e themi ne vazhdimesi, si nje nga shkaqet e deshtimit tragjik ndaj Covid mos perfshirjen ne ate perpjekje te Mjekut te Familjes e atij sistemi.

Shqiptareve, qe ju premtua “Shendetesi Falas” i eshte ofruar sot vetem nje Shendetesi ne mizerje me moton “o paguaj o vdis”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY