“Morën dhe armën e babait”, Rrëfimi i emigrantit që ia plaçkitën shtëpinë...

“Morën dhe armën e babait”, Rrëfimi i emigrantit që ia plaçkitën shtëpinë në Elbasan

65
0
Shares

Emigrant Elton Toromani, që u kthye nga Londra në Elbasan, pak ditë më parë, tregoi si ia vodhën shtëpinë hajdutët, nje ngjarje te cilen nuk ka hezituar ta mbaje fshehur.

Teksa e cilëson rastin shokues, emigranti tregon se hajdutët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, duke shkatërruar gjithçka dhe duke marrë një shumë të konsiderueshme lekësh e panundësh, madje siç rrëfen ai, kanë marrë edhe qindrakat që ndodheshin nëpër sirtare, si dhe një armë gjahu me leje, që emër të babait.

“Dje në orën 09:15 më ka ndodhur një rast shokues, më kanë thyer shtëpinë, kanë vjedhur para, tha ai në News 24.

– Shtëpia ka qenë vetëm, ka shkuar mami dhe e ka parë që është vjedhur shtëpia. Ndërkohë, ishte vjedhur dhe një armë, që ka qenë me leje në emër të babait. Kur ka shkuar mamaja në shtëpi, çdo gjë ka qenë e shkatërruar.

Kemi bërë denoncimin në polici, presim të zbardhet sa më shpejt. Hajdutët kanë thyer derën kryesore, kanë kontrolluar të gjitha dhomat, çdo gjë ishte e shkatërruar. Kanë marrë para e bizhuteri. Prindërit janë të shokuar. Ka qenë një shumë e konsiderueshme në para dhe paund. Gjëja më e çuditshme është se hajdutët kishin gjetur dhe qindarkat nëpër sirtare”, tregon emigranti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY