Ish-deputetja sjell shifrat: Qeveria ka dështuar, Shqipëria rekord për çmimin më të...

Ish-deputetja sjell shifrat: Qeveria ka dështuar, Shqipëria rekord për çmimin më të lartë të ushqimeve

36
0
Shares

Dhurata Çupi ka reaguar se fundmi lidhur me shifrat qe raportohen per shpenzimet e shqiptareve, referuar ketu dhe atyre per jetesen minimale.

Çupi shprehet se shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë dhe se mbi ta rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndersa Maqedoni ka nivelin më tē ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane.

“Kështu paradoksalisht , shqiptarēt që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.
Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime, ne masen të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Politikat ekonomike të qeverisë , te gjitha në favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në veshtirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditëshme për shkak te pamundësisë.
Kjo është e pafalshme.Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshēm.Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt.Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofren bosh për fëmijet”,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY