Infektimi gjatë pushimeve, infermieret në Korçë rezultojnë me koronavirus

Infektimi gjatë pushimeve, infermieret në Korçë rezultojnë me koronavirus

48
0
Shares

Rastet e koronavirusit brenda personelit mjekesor vazhdojne te shtohen. Burime pranë Dshp Korçë bëjnë të ditur se 2 infermierë të qendrës shëndetësore kanë shfaqur shenja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Mesohet se keta te fundit kanë qenë me pushime. Sipas protokollit ata janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa po nga të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe një kuzhiniere qe punon në këtë qendër ka shfaqur shenja të COVID por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.

Ndërkohë menjëherë pas shenjave  të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Qendra nuk është mbyllur, njoftojnë mediat lokale, por ka vendosur të karantinojë një pjesë të stafit që ka pasur kontakte me dy të infektuarit. Nga ana tjetër në qendrën shëndetësore janë dezinfektuar ambientet si she janë marrë të gjitha masat anti Covid.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY