FOTO/Shpërthen bombola e oksigjenit në dhomën ku trajtohej i sëmuri me Covid

FOTO/Shpërthen bombola e oksigjenit në dhomën ku trajtohej i sëmuri me Covid

106
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj të Kosovës, ku një bombol oksigjeni ka shpërthyer dhe për pasojë ka plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në një dhomë ku kishte të sëmurë me COVID-19. Rregullatori i njërës prej bombolave ka shpërthyer duke shkaktuar kështu lëndime te një person i cili po qëndronte në spital bashkë me babanë i cili është me koronavirus.

Ai lëndoi dorën, duke i dalë në mbrojtje babait me COVID-19.

Ky fakt është konfirmuar për mediat kosovare nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Ademi e ka quajtur këtë incident të vogël. “Po ka pasur një incident të vogël ku ka pëlcitur rregullatori i bombolës dhe jo bombola, dhe ka lënduar lehtë dorën njëri nga përcjellësit e pacientit”, ka deklaruar Ademi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY