‘Shëndetësia: Paguaj ose vdis, ja çmimet e urgjencave të rënda që i...

‘Shëndetësia: Paguaj ose vdis, ja çmimet e urgjencave të rënda që i ofron vetëm privati’

147
0
Shares

Ne nje reagim te fundit ne rrjetet sociale, ish ministri i Shendetesise, Tritan Shehu tregon gjendjen reale te sistemit tone shendetesor, te cilin ai e pagezon me titullin: paguaj ose vdis.

Shehu i referohet ketu çmimeve të larta te tre urgjencave kryesore e jetesore qe ne spitalet shteterore nuk trajtohen. Zgjidhja e vetme mbetet privati, i cili nuk e merr parasysh as pjesen qe personi i semure mund te jete i siguruar.

—Trombektomia arteriale cerebrale, nje urgjence ekstreme kjo, qe duhet realizuar brenda pak oreve mbas incidentit. Nuk realizohet ne asnje nga strukturat publike, por vetem te privati me nje pagese mbi 20000 E.

—Ablazioni i zemres, gjithashtu nje procedure zakonisht urgjente dhe e shpeshte, qe gjithashtu realizohet vetem te privarti me nje kosto reth 10000 E

—Trajtimi i ckolitjes se retines se syrit, nje procedure perseri urgjente per te shpetuar shikimin, qe nuk realizohet ne asnje strukture publike, por vetem te privati me nje pagese reth 6000 E.

Ish-ministri thote se eshte e pa faleshme qe te tillla procedura urgjente jetesore te mos realizohen as ne QSUT.

Sipas tij, qeveria duhet te kuptoje:

—Se eshte nje e drejte Kushtetuese e qytetarit per te marre ndihmen mjekesore te pershtateshme, vecanerisht urgjente.
—Se eshte detyre e saj ta siguroje kete dhe sherbimet perkatese, ashtu sic eshte e detyruar qe kjo te jete gratis per te gjitha rastet e urgjencave.

Ne fund ai ka dhe nje pyetje per Kryeministrin:  Po qytetaret, qe nuk kane mundesi te paguajne, si perfundojne?

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY