ALIBEAJ/ Makina e kryebashkiakes kapet me droge, policia fsheh rastin, Rama nuk...

ALIBEAJ/ Makina e kryebashkiakes kapet me droge, policia fsheh rastin, Rama nuk merr vendimin

381
0
Shares

Makina e kryebashkiakes se Rosokovecit kapet me drogë, tha sot ish deputeti i PD,  Enkelejd Alibeaj ndersa shtoi Rama mbron kryetaren ilegjitime të bashkisë Roskovec, policia nuk bën publik rastin.

”Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin”, deklaroi ish deputeti Alibeaj. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY