Rakacolli shpjegon përse qeveria nuk ka porositur ende vaksinën: Po fitojmë kohë…

Rakacolli shpjegon përse qeveria nuk ka porositur ende vaksinën: Po fitojmë kohë…

85
0
Shares

Një debat është hapur ditët e fundit nga opozita dhe shumë faktorë të tjerë se përse qeveria nuk është futur ende në një garë për sigurimin e vaksinës anti-Covid, në një kohë kur shumë vende kanë nisur të porositin sasi të mëdha vaksine në kompani të ndryshme farmaceutike që po punojnë për prodhimin e saj.

Lidhur me këtë çështje, zonja Rakacolli deklaroi se nuk ka ende një tablo të qartë se kush nga vaksinat që po testohen është efikase dhe për këtë arsye qeveria është duke fituar kohë për të vepruar.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë në vlerësimin e të gjithë situatës në vendet ku mendohet se do të krijohet vaksina. Jemi të futur dhe aktivë në grupin e Covax që drejtohet nga OBSH dhe disa organizata të tjera që kanë aksesin në shumicën e vaksinave që po bëhen në botë dhe investon në zhvillimin e tyre.

Po shikojmë dhe drejtimet e tjera të vaksinave si ajo e Oxford. Po tregohemi të kujdesshëm që të mos na humbasë asgjë nga momenti i parë. Kur të fillojë vaksina të kemi dhe ne mundësinë t’ua mundësojmë falas qytetarëve tanë”, u shpreh Rakacolli.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY