35-vjeçari nga Pogradeci plagos një person, policia rrethon zonën

35-vjeçari nga Pogradeci plagos një person, policia rrethon zonën

42
0
Shares

Një konflikt çasti i ndodhur në një lokal në fshatin Bishnicë të Pogradecit është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm kur A. Ç., rreth 35 vjeç ka plagosur me armë zjarri një person me iniciale A.Ç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë automatiku është gjetur dhe sekuestruar nga uniformat blu.

Policia po punon për kapjen tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY