Gert Bogdani: Taimorët po mbysin bizneset me gjoba

Gert Bogdani: Taimorët po mbysin bizneset me gjoba

39
0
Shares

Nga Gert Bogdani

Ne keto kohe te veshtira per ekonomine dhe bizneset shqiptare, pas nje karantine dy mujore dhe bllokimi total, qeveria ne vend te mbeshtetjes nxjerr ne terren tatimoret per te vendosur gjoba!

Me qindra biznese, nga Vlora deri ne Shkoder, vendosen qe gjate kohes se karantines te mos i pushonin punonjesit e tyre nga puna. Me dhembshuri, njerzillek, por edhe me shume mund e sforco, vendosen te mbanin ne pune njerezit! Duke e marre barren financiare mbi vete, bene dy te mira njekohesisht; se pari nuk nxorren njerezit ne rruge te madhe duke mos lene familjet e tyre ne meshire te fatit; se dyti, i kursyen shtetit te ashtuquajturen ‘page te luftes’!

Por cfare ndodh sot? Çfare marrin mbrapsht sot? Perveç mirenjohjes se punonjesve te tyre dhe te Zotit, ne vend qe te kene mirenjohjen edhe te shtetit, ndodh krejtesisht e kunderta!

Mire qe gjate karantines ku pothuaj asnje biznes nuk punoi, e pra nuk fitoi, shteti nuk i krijoi asnje lehtesi ne taksa, tatime, a tarifa;

Mire qe nuk i lehtesoi asnje takse a tatim, por edhe pagesen ia kerkoi brenda afatit cik me cik;

Mire qe gjate karantines faturat e ujit e dritave i paguan aforfe sikur te kishin qene ne pune me kohe te plote, e jo te mbyllur siç ishin realisht;

Mire qe keta i kursyen leke shtetit duke mos nxjerre njerezit ne rruge te madhe e per rrjedhoje te aplikonin per ‘pagen e luftes’ – per shembull:

1 – Nje biznes me 10 punetore i ka kursyer shtetit 40,000 Leke x 10 x 2 muaj (meqe paga e trete ishte rrene me bisht) = 800,000 Leke ose thene popullorçe 8 Milione Leke)

2 – Nje biznes me 40 punetore i ka kursyer shtetit 40,000 Leke x 40 x 2 muaj ( meqe paga e trete ishte rrene me bisht) = 3,200,000 Leke ose thene popullorce 32 Milione Leke)

3 – Nje biznes me 100 punetore i ka kursyer shtetit 40,000 Leke x 100 x 2 muaj ( meqe paga e trete ishte rrene me bisht) = 8,000,000 Leke ose thene popullorce 80 Milione Leke)

Mire qe nje faleminderit sado te pa ndjere e te thate ky shtet e kjo qeveri nuk u tha; mire qe mirenjohjen nuk e njeh e nuk ia kerkon njeri, sepse jam i sigurt qe te gjithe ata biznese qe e bene kete ne radhe te pare jane biznese te ndershme, e ne radhe te dyte e bene se e ndjene e besojne ate qe bene, dhe jo per qeverine!

Por sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, keto dite te para Gushti kane leshuar e ndersyer tatimoret nga Shkodra gjer ne Vlore! Kontrolle te thelluara, kontrolle te palajmeruara, kontrolle te targetuara, kontrolle per te zhvatur, kontrolle per te mbushur xhepat e kontrolloreve dhe eproreve! Turp nuk kane, kjo eshte e qarte tashme 7 vjet e kusur te kesaj Qeverie!!!

Ne nje vend normal shteti jo vetem qe nuk do ndersente tagrambledhesit ndaj bizneseve ne pergjithesi e ketyre te lartpermendur ne veçanti, por do te bente çmos qe t’u krijonte te gjitha hapesirat dhe lehtesirat e mundshme per te rikuperuar humbjet e kohes se karantines; ne mos me ulje taksash e tarifash, se paku me lehtesira ne kohen dhe menyren e pageses!

E pse jo edhe me nje falenderim publik e shprehje mirenjohje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY