FOTO/Rikthehet në Bashkinë e Durrësit “drejtorit halabak” i shkarkuar nga Rama, ...

FOTO/Rikthehet në Bashkinë e Durrësit “drejtorit halabak” i shkarkuar nga Rama, PD sjell listën: Po sundon dosja 339

88
0
Shares

Kryetari i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferri, denoncoi emërimin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit sit ë motivuar politikisht dhe që tregon degradimin e pushtetit të Edi Ramës.

Ardian Iljazaj, u cilësua nga kryeministri në ikje në janar 2019 si “drejtori halabak” i Kadastrës së Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua për pak kohë për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit.

Jo vetem kaq, por demokrati ka publikuar listen me te tjera delegime te detyrave per socialistet:

Sakaq, ai ngre disa pyetje lidhur me keto delegime:

Ish drejtoresha e Shërbimeve, Emirjana Sako delegohet nënkryetare bashkie dhe më tej delegohet si kryetare Bashkie.
• Pse nënkryetari i bashkisë mban edhe funksionin e drejtorit Juridik?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe drejtoreshë e Burimeve Njerëzore?
• Pse përgjegjësja e sektorit të Politikave të Territorit është edhe drejtoreshë e Politikave të Territorit?
• Pse drejtori Ekonomik është edhe drejtori i Përgjithshëm Ekonomik?
• Pse halabaku u emërua drejtor Shërbimesh, ndërsa tek drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Turizmit nuk kemi drejtor, aktualisht në kulmin e sezonit turistik, një sezon ky krejt ndryshe për bizneset dhe turizmin e Durrësit, ku vjen pas tërmetit dhe pandemisë, ku bashkia duhet të ishte shumë pranë bizneseve.

Katër persona mbajnë tetë pozicione, kur kemi me dhjetëra e qindra të rinj durrsakë që janë shkolluar përmes shumë sakrificave këtu dhe jashtë vendit, dhe na kontaktojnë çdo ditë duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Përgjigjen fatkeqësisht e dimë të gjithë: sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por i shërbehet korrupsionit, sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja “339”,mbyll reagimin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY