Stjuart pranon vrasjen e shokut të ngushtë në Shkodër: Qëllova makinën, nuk...

Stjuart pranon vrasjen e shokut të ngushtë në Shkodër: Qëllova makinën, nuk e dija që Gledis ishte aty

170
0
Shares

Zbardhet dëshmia e Stjuart Smakaj, që vrau aksidentalisht shokun e tij të ngushtë, Gledis Kraja mbrëmjen e 17 gushtit në Shkoder.

Ai ka pranuar krimin e kryer. Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë, ndaj dhe është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë armën me idenë për të qëlluar shtetasin Denis Halili, por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.

 “Kam qëlluar në drejtim të makinës, ku ishte Denisi, por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”, ka thënë ai.

Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobilieve, të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht mes njëri-tjetrit.

Ndërsa shtetasi Denis Halili, I cili është marrë në pyetje ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet.

Në atë moment kur të dy ndodheshin te makina kanë dëgjuar krismat e armës.

“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për t’i shpëtuar plumbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”, ka deklaruar Halili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY