Pa dasmë as celebrim, gjykata shqiptare i njeh të dënuarit përjetë takimet...

Pa dasmë as celebrim, gjykata shqiptare i njeh të dënuarit përjetë takimet speciale bashkëjetuesen në distancë

75
0
Shares

Gazetarja Anila Hoxha sjell historinë e një vendimi gjykate te Elbasanit i cili i njeh të drejtën e bashkëjetesës në distancë një prej anëtarëve të ish bandës së Kateshit i dënuar me burg përjetë me një 46 vjeçare.

Taulant Balliu dhe gruaja me inicialet D.R nuk kanë lidhur asnjëherë kurorë, as janë celebruar, e megjithatë vendimi i ri i gjykatës që sfidon konceptet e bashkëjetesës urdheron te bëjë përjashtim nga rregulli dhe te lejojë takimet speciale.

Vendimi u shpall nga gjykata e Elbasanit dhe autoriteti qe duhet te bindet eshte burgu i sigurise se larte Peqin, që prej nje viti po i bindet nje shkrese tjeter duke ndaluar takimet mes jo te martuarve.

Ndonese njeri nga partneret rezulton i denuar i perjetshem, gjykata nga ana e saj fut një kocept të ri për bashkëjetesën , ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar e folur deri më tani dhe me kete rast urdheron te bëjë përjashtim nga rregulli dhe te lejojë takimet speciale. Vendimi u shpall nga gjykata e Elbasanit dhe autoriteti qe duhet te bindet eshte burgu i sigurise se larte Peqin, që prej nje viti po i bindet nje shkrese tjeter duke ndaluar takimet mes jo te martuarve.

Në rastin Balliu, si element provues për bashkëjetesën gjykata sjell jetesën e gruas jo me te denuarin qe eshte ne qeli , por me të tretë. E ema e të dënuarit të përjetshëm Taulant Balliu eshte prova qe bashkejetuesja e te birit te burgosur jeton nen te njejten cati me te.

Dokumentat tregojnë se përgjatë një viti , burgjet kundërshtuan takimet speciale mes të dënuarit të përjetshëm dhe vajzës, në vazhdën e një qasjeje të urdhëruar nga drejtori I përgjithshëm Agim Islmaili.

Zyrtari kërkoi kontrolle në listat e takimeve nga ku rezultoi se përmes skemave të prostitucionit , të dënuar të privilegjuar, kryenin takime speciale me ‘kushërira” dhe “psikologe” të jashtme.

Në këtë kuptim , Ismailaj u përpoq të vendoste pak rregull , dhe statistikisht pranohet që më pas në burgje plasën dasmat dhe celebrimet. Me përjashtim të Balliut që sic ndodhi më vonë , kërkoi ti njihet gjyqësisht e drejta për jetë familjare përmes bashkëjetesës në burg dhe jo përmes lidhjes së kurorës.

Ne muajin korrik , ai u njoh si bashkejetues edhe pse ne burg permes vendimit numer 1106. I dënuarI I përjetshëm , mbahet në burg të sigurisë së lartë që prej 1998 dhe pretendon se bashkëjetuesen e njohu përpara se të arrestohej.

Por meqë burgjet iu nënshtruan rregullave të reja e për pasojë edhe ai nuk mund ta takonte D.R, Balliu i kërkoi gjykatës që të urdhërojë burgun e Peqinit ta lejojë për takimet e zgjatura. Si prova gjyqtares I vendoset përpara një deklaratë noteriale e para pesë viteve , ku Balliu deklaron dashurinë e tij për D.R dhe dëshirën për të bashkejetuar me të.

Katër vite më pas , kur burgjet I bllokuan takimet pa celebrim, në 4 korrik 2019, D.R shfaqet para noterit publik dhe me vullnet të lirë konfirmon bashkëjetesën me Taulant Balliun që ndërkohë ishte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Si provë shtesë gruaja bashkangjit bashkëjetesën me prindërit e të dënuarit të përjetshëm. Prokuroria ngre dorën dhe thotë jam dakord . Burgjet sërisht kundërshtojnë pasi kanë dyshime nese mund te quhet apo jo takimi bashkjetese.

Taulant Balliu ka vuajtur në total 23 vite burgim. Gjykata thotë: Diana ka patur lidhje dashurie me Taulantin përpara se ai të izolohej si anëtar I bandës së Kateshit dhe të kthehej ne qeli në një besimtar”,-shkruan Hoxha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY