Ndahet nga jeta vëllai i Ylli Ndroqit, humbi betejën me koronavirusin

Ndahet nga jeta vëllai i Ylli Ndroqit, humbi betejën me koronavirusin

128
0
Shares

Vëllai i Ylli Ndroqit Lulzim Pasmaçiu është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus.

Pasmaçiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Prej vitesh ai mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group”, në pronësi të të vëllait Ylli Ndroqi.

Nderkohe Ndroqi ka bere dedikim prekes ne rrjetet sociale.

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti.

Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

/DRONIal/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY