Merr fund arratia, bie në pranga autori i vrasjes së 23-vjeçarit në...

Merr fund arratia, bie në pranga autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

107
0
Shares

Arrestohet Stjuart Smakaj, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit, Gledis Kraja në Shkodër. Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga policia e Shkodrës.

Falë reagimit në kohë  të strukturave të DVP Shkodër, rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta të ushtruara  në bashkepunim me FNSH  dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur ne rrethim zonën ku fshihej autori  u bë e mundur vënia  në pranga e  autorit të ngjarjes së mbremshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe me pas humbi jetën 23 vjeari G.K”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Po ashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit e modifikuar.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit, shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY