Greqia njeh pasaportat shqiptare që u ka skaduar afati, mundësi për rinovimin...

Greqia njeh pasaportat shqiptare që u ka skaduar afati, mundësi për rinovimin e lejeve të qendrimit

93
0
Shares

Greqia ka vendosur të rinovojë lejet e qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar edhe brenda këtij viti 2020.

Ministria e Brendshme e Greqisë i ka dërguar qarkoren për nisjen e procedurave, prefekturave të vendit, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë  me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj. Vetë Malaj ka publikuar dokumentin në Fb dhe ka lënë këtë shënim më herët, ku tregon tentativat e tij:

“U shkëputa sot nga pushimet dhe jam ne Athinë për të biseduar me kopetentët në gjetjen e zgjidhjes mbi aplikimet për leje qëndrimi për emigrantët shqiptar të cilëve u ka përfunduar pasaporta.

Shumë emigrant shqiptar në këto momente janë në prag të përfundimit si të pasaportës ashtu edhe të lejes së qëndrimit. Me pasaportë të përfunduar nuk munden të aplikojnë. Situata e krijuar për arsyet që dihen tashmë krijon vonesa në aplikimet si edhe marjen e pasaportës së re. Propozimi im drejtuar kopetentit është , të lejohet aplikimi me pasaportën e vjetër ku emigranti të ketë të përkthyer e- mailin ku ka marë përgjigjen për datën e takimit në Ambasaden. Kjo do të bëjë të mundur që emigranti të pajiset me vërtetim blu dhe mos të ngelet i paligjshëm deri në momentin ku do të mari pasaportën e re. Shpresoj që takimet të dalin me sukses dhe të arrihet ky qëllim.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY