Tentuan të kalonin drogë mes kaosit në Kakavijë, 2 të arrestuar dhe...

Tentuan të kalonin drogë mes kaosit në Kakavijë, 2 të arrestuar dhe një tjetër në kërkim

76
0
Shares

Dy shtetas u vënë në pranga në Gjirokastër, një tjetër u shpall në kërkim, si dhe u sekuestruan 21 kilogramë cannabis sativa, pas finalizimit me sukses të operacionit antidrogë i koduar “Fluksi”.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës arrestoi K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e çokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin grek shtetasi Dh. K. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY