Rama jep lekë për familjen e djaloshit që u aksidentua për vdekje...

Rama jep lekë për familjen e djaloshit që u aksidentua për vdekje në Kakavijë

130
0
Shares

Qeveria shqiptare ka marrë vendim të ndihmojë me një shumë monetare familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi u përplas për vdekje nga autoambulanca në Kakavijë, teksa priste në radhë të kalonte kufirin me familjen.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Sipas tij, familjes së vogëlushit do i akordohet një shumë prej 500.000 lekësh të reja.

Rama në Twitter:

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢 Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY