Nis lundrimi i parë përgjatë Mesdheut pas 5 muajsh pezullim, pasagjerët bëjnë...

Nis lundrimi i parë përgjatë Mesdheut pas 5 muajsh pezullim, pasagjerët bëjnë testin

79
0
Shares

Anija me e madhe e para, u nis për të lundruar në Mesdhe pas pothuajse pesë muaj pezullim. Sipas BBC, ajo është larguar nga qyteti italian i Xhenoas.

MSC Grandiosa do të ndalet në tre porte italiane dhe kryeqytetin maltez Valletta në një udhëtim shtatë-ditor. Operatori MSC Cruises, thotë se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë testuar për koronavirus para se të hipnin në te.

MSC Cruises tha se do të operojë gjithashtu në rreth 70% të operacioneve të saj normale, me afro 2.500 pasagjerë në bord, për të siguruar protokollet e sigurisë.

Nisja e saj shihet si një hap i parë drejt rivendosjes së një industrie që gjeneron te ardhura për ekonominë botërore

Kjo vjen ndërsa rastet e viruseve vazhdojnë të rriten rreth Italisë, me më shumë se 600 të raportuar dje nga autoritetet.

Si përgjigje, autoritetet italiane kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha sallave të vallëzimit dhe klubeve të natës nga e hëna. Maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme gjithashtu nga ora 18:00 deri në ora 06:00 me kohën lokale në hapësira publike ku distancimi social nuk është i mundur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY