Epidemiologu nxit shpresë dhe jo frikë: Një mjekim për Covid-19 po shtohet...

Epidemiologu nxit shpresë dhe jo frikë: Një mjekim për Covid-19 po shtohet në “arsenalin” e trajtimeve

57
0
Shares

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me një tjetër mjekim për pacientët e infektuar me Covid-19.

Ai ka publikuar studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA  e cila ka testuar akalabrutinibin në 19 pacientë në gjendje të rëndë. Pas 14 ditësh mjekim është vënë re  përmirësim i oksigjenimit të tyre.

“Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive) 8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare. Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

Forca miq!Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:Distance fizike.Higjiene e rregullt.Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike”, shkruan Alimehmeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY