FOTO/Situata e rënduar prej ditësh në Kakavijë, Rama: Vazhdojmë komunikimet me palën...

FOTO/Situata e rënduar prej ditësh në Kakavijë, Rama: Vazhdojmë komunikimet me palën greke

46
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën alarmante të  krijuar ditët e fundit  në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

Sipas Ramës, Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY