Shembja e Teatrit Kombëtar në “Murin e Turpit”, skaliten emrat e Lleshajt,...

Shembja e Teatrit Kombëtar në “Murin e Turpit”, skaliten emrat e Lleshajt, Ramës dhe Veliajt

67
0
Shares

Shembja e Teatrit Kombëtar është listuar në listën e zezë të monumenteve të humbura të një prej organizatave më të rëndësishme për denoncimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore globale ARCH (Alliance for the Restoration of Cultural Heritage / në shqip Aleanca për Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore).

Ajo që lexohet në faqen e kësaj organizatë është një skedë e Teatrit Kombëtar, ku jepet përshkrimi i plotë i historikut të godinës, rrethanat kërcënuese dhe shkaktarët e shembjes.

Listës së shkaktarëve nuk i ka shpëtuar a snjë, nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve, Instituti i Ndërtimit, Aluzimi, Këshilli Bashkiak, e deri te operatorët privatë të përfshirë, firma “Fusha” e z. Shkëlqim Fusha, si dhe arkitekti danez Bjarke Ingels,  të cilët i ndejtën deri në fund marrëdhënies klienteliste të denoncuar për më shumë se 2 vite, ndërsa hijet korruptive mbi zhvillimin e truallit të Teatrit vazhdojnë dhe sot.

Për më tepër, përmes hartimit të tij, ky kompleks teatri përfaqësonte shumë shtresa të stileve arkitektonike dhe inxhinierike të kohës. Megjithë rëndësinë kulturore dhe historike të teatrit, shumica e ndërtesave të tij u shkatërruan për fat të keq në maj të vitit 2020. Përpjekjet për të shpëtuar këtë kompleks arkitekturor zgjaten 27 muaj dhe vazhdojnë edhe sot. Që nga Shkurti 2018, mbështetja nga publiku, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, për të mbrojtur dhe ruajtur këtë sit është rritur jashtëzakonisht shumë. Grupe aktivistësh, artistësh, qytetarë vendas, organizata ndërkombëtare dhe shumë të tjerë kanë punuar pa u lodhur së bashku për të shpëtuar Teatrin Kombëtar”,-thuhet ne faqen zyrtare te organizates.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY