Veliaj sherohet nga covid, ndryshon ‘look’ e falenderon edhe Gramoz Rucin per...

Veliaj sherohet nga covid, ndryshon ‘look’ e falenderon edhe Gramoz Rucin per keshillat qe i jepte

268
0
Shares

Erion Veliaj, kryetari i Bashkise se Tiranes ia ka dale ta mbylle mire semundjen e covid. Sot ai ka lajmeruar sherimin nga infeksioni, fiks dy jave pasi beri testin.

“Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë.

E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë”, lajmeron Veliaj.

Por teksa falenderon disi ministra, mjeke dhe infermiere, ai ka cuditur kur ka falenderuar me shume perkushtim kreun e kuvendit Gramoz Ruci. Kete te fundit e falenderon per keshillat qe ishin me te mira se ato te gjithologove. Ruci ende nuk eshte prekur nga korona dhe nuk e ka fituar personalisht kete pervoje, por Veliaj e ka busull.

“Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë!”, shkruan Veliaj.

Gjate ketyre diteve Veliaj ka rritur mjekren dhe ka qendruar me gjate me Kajan. Ne foton e postuar megjithate nuk duket shume i relaksuar. Por gjithsesi i semure ka qene. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY