Shqiptarët nuk i tremben ķoronavirusit, dy destinacionet jashtë Shqipërisë që zgjodhën këtë...

Shqiptarët nuk i tremben ķoronavirusit, dy destinacionet jashtë Shqipërisë që zgjodhën këtë verë

27
0
Shares

Kur vjen puna tek pushimet verore, shqiptaret nuk i ndalon dot asgje. Pavaresisht se pjesa me e madhe qendruan brenda territorit shqiptar, ka dhe nga ata qe çanë rrethimin e COVID duke iu drejtuar destinacioneve te huaja.

Agim Mehmeti, drejtues i nje agjensie turistike tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.

“E quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit.

 Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.” 

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë.

Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY