Sherr me thika në Tiranë, plagoset një person

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një person

48
0
Shares

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për plagosje. Sipas uniformave blu është arrestuar Argjir Dusha 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit pas një sherri për motive të dobëta në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet ka plagosur me thikë A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Sekuestrohet mjeti prerës thikë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë”,-njofton policia.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY