Policia kontrolle me radar në Tiranë, brenda 24 orëve disa patenta të...

Policia kontrolle me radar në Tiranë, brenda 24 orëve disa patenta të hequra

65
0
Shares

Policia Rrugore njofton se në 24 orët e fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi, ndërsa shton se janë proceduar penalisht 9 drejtues të mjeteve.

Po ashtu, Policia Rrugore thotë se është bërë punë në drejtim të arrestimit dhe procedimit të shoferëve që nuk kishin patentë ose që janë kapur të dehur në timon.

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B. Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY