Përndiqte 18-vjeçaren në Tiranë, 44-vjeçari bie në prangat e policisë

Përndiqte 18-vjeçaren në Tiranë, 44-vjeçari bie në prangat e policisë

40
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 qytetarë, për vepra të ndryshme penale.

41 vjeçari  A. C., është arrestuar nga policia për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Po ashtu një një 31-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij,  ndërsa është arrestuar edhe një 23 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY