Konflikt interesi, Ministrja e Financave, Denaj, biznes me bono thesari qe i...

Konflikt interesi, Ministrja e Financave, Denaj, biznes me bono thesari qe i shet ministria e saj

66
0
Shares

Ne listën e 1542 personave, që kanë blerë Bono Thesari e Obligacione permes Bankes Qendrore kundrejt përfitimit të interesit vjetor apo shumevjecar, është dhe ministrja Anila Denaj, raporton Pamfleti.

“Të dhënat e regjistrit në Bankën e Shtetit për vitin 2019, tregojnë se ministrja Anila Denaj, ka 4 procedura blerje obligacione, në vlerën totale 160 mijë Euro, futur me afat 9 vite.

Vlerën obligacion 30 milionë lekë të vjetra, ministrja e ka futur në datën 4 janar 2015, me afat maturimi deri në vitin 2024; prej të cilës përfiton 277 500 lekë të reja në vit.

Ndërsa 3 obligacione me vlerë nga 45, 60, 65 milionë lekë të vjetra, i ka futur në ankandet e muajve dhjetor 2018 dhe mars e qershor 2019; me afat maturimi deri në vitin 2027-2029; ku figuron si 1 nga 73 “fitueset” e ankandeve që bëri Banka e Shtetit”, raporton Pamfleti.

Biznesi privat i Ministres së Financave me Bankën e Shtetit, është shkelje flagrante e Ligjit nr. 44/2014, datë 24.04.2014 “Për konfliktin e Interesit”; ndërsa penalisht është shpërdorim detyre, mbasi Banka e Shtetit ka vartësi kontrolli, urdhëresa e veprime financiare shtetërore, që diktohen nga ministrja Denaj, shkruhet ne median online. Megjithate nje pjese te bonove jane blere gjate periudhes qe nuk ka qene ministre, ajo obligohet te zgjidhe konfiliktin e interesit qe krijohet kur ajo eshte ministre.

E sikur të mos mjaftonte biznesi me bonot dhe obligacionet; ministrja e Financave, përfiton edhe 5118 Euro në vit, nga puna si “konsulente” në Projektet e Fondit të Garancisë Rurale “AASF”, nëpërmjet biznesit privat “GFA Consulting-Gjermani”; që miratohet e mbikëqyret nga vetë ministrja Denaj, perfundon Pamfleti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY