FOTO/Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje jetike për spitalin COVID 2, shefja e...

FOTO/Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje jetike për spitalin COVID 2, shefja e reanimacionit: Po shpëtojnë jetë

62
0
Shares

Ish-deputeti  Agron Shehaj ka bere nje tjeter akt shume human ndaj pacienteve te shtruar ne spitalin Shefqet Ndroqi.

Ne fakt nisma e tij eshte e dyta, pasi dhe nje here me pare, Shehaj ka ndermarre akte kaq te nevojshme dhe te mira per situaten ku vendi yne ndodhet.

Shehaj ka dhuruar dy pajisje te tjera respiratore dhe nje pajisje dialize, te cilat jane te reja dhe krejtesisht te teknologjise se fundit. Lajmin e ka bere me dije doktoresha ne kete spital, duke treguar se e vlereson kete akt te ish-deputetit.

Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.

Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare. Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve.

Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve.Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi”,-shkruan ajo.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY