DETAJE/Mogherini në hetim nga BE për përvetësim fondesh

DETAJE/Mogherini në hetim nga BE për përvetësim fondesh

42
0
Shares

Problemet sapo kane filluar per ish-komisioneren  Fredericca Mogherini, e cila njihej dhe per miqesine me kryeministrin Edi Rama.

Sipas burimeve,  ish-komisionerja e BE-së për Zgjerimin është vënë nën hetim nga BE për përvetësim fondesh. Anëtarët e Parlamentit Evropian do të kërkojnë hapjen e një hetimi për përvetësimin e fondeve që i atribuohen Libanit, një rast në të cilin janë përfshirë ish-Komisioneri i Jashtëm, Federica Mogherini dhe 2 ish-kryeministrat libanezë, Saad Hariri dhe Najib Mikati, apo edhe Hezbollah, thotë faqja e internetit e TRTWorld.

Kështu, ata presin të rikuperojnë më shumë se 38 milion dollarë në një rast të përvetësimit që normalisht i atribuohet menaxhimit të mbeturinave dhe gjithashtu dëshirojnë që procedurat ligjore të fillojnë kundër atyre që janë përgjegjës për këto krime.

Sipas një studimi të publikuar majin e kaluar (dmth Dhjetor 2019), këto fonde, të destinuara fillimisht për instalimin e inceneratorëve për një shumë prej një miliardë dollarë në ndihmë ndërkombëtare, ishin devijuar në favor të disa palëve të interesuara lokale, zëra të ngritur për rritjen e nivelit të kancerit në Liban, pas zbatimit të këtyre projekteve.

Nga ana e saj, Feredica Mogherini thuhet se është në shenjestrën e eurodeputetëve, pasi refuzoi të hapte një hetim për këtë çështje gjatë verës. Ajo besonte se hetimet fillestare nuk treguan “asnjë shenjë korrupsioni”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY