Atentati në Tushemisht/Gjykata vendos për të arrestuarin, por avokati disponon prova të...

Atentati në Tushemisht/Gjykata vendos për të arrestuarin, por avokati disponon prova të tjera filmike

144
0
Shares

Është dhënë masa e sigurisë ndaj 37-vjeçarit Mariglen Topuzit, i arrestuar për dy sulmet me armë të ndodhura në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash duke dëmtuar 7 makina të parkuara dhe xhamat e hotelit.

Mësohet se Gjykata e Pogradecit vendosi arrest me burg 30 ditor për Topuzin.

Avokati kërkoi lirim të menjëhershëm, pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë ndaj 37-vjeçarit. Ai deklaroi se ekzistojnë prova dhe pamje filmike që në orët kur ka ndodhur ngjarja, Topuzi ka qenë diku tjetër. Po kështu, avokati kërkoi ekspertimin e  pamjeve filmike që disponon mbrojtja.

Shkak i sulmit u bë një grindje e ndodhur një vit më parë mes djalit të pronarit dhe 37-vjeçarit, ndërsa disa karikatorë kallashnikovi u zbrazën në drejtim të parkingut të automjeteve dhe ndërtesës.

Por ky nuk ishte atentati i parë i shënuar, pasi në 1 gusht u qëllua me tre plumba në drejtim të po të njëjtit hotel. Nderkaq sot ne pranga rane dhe tre persona te tjere qe fshiheshin ne pyll, ku mes tyre ishte dhe Ilir Berberi, i cili ka precedente te meparshem penale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY