Mësimet e Ralf Gjonit pas shërimit nga koronavirusi: Kam kuptuar gjatë këtyre...

Mësimet e Ralf Gjonit pas shërimit nga koronavirusi: Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se…

99
0
Shares

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni, ka rezultuar negativ në testin e fundit për covid-19. Në facebook ai shkruan se mbrëmjen e djeshme i është konfirmuar se ka dalë negativ në testin bërë.

Ai u shpreh gjithashtu se të rinjtë po tregohen të pakujdesshëm, duke u bërë thirrje që njerëzit të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministria e Shëndetësisë, për t’u ruajtur nga Covid19.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione”, shkruan ai.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi. Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë.Lani duart sa më shpesh.Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit”,-shkruan ai.

/.DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY