Firmoset marrëveshja ku Italia na jep kredi, zbulohen sektorët ku do të...

Firmoset marrëveshja ku Italia na jep kredi, zbulohen sektorët ku do të shkojnë 95 milionë euro

77
0
Shares

Është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milionë euro.

Lajmin e ka berë të ditur ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Buçi në një konferencë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, teksa u shfaqen te dy duke firmosur.

Ai ka njoftuar se  5 milionë euro grant do të shkojnë për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet në këto sektorë:

a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile, ku eksperienca e mirënjohur botërisht e italisë dhe asistenca e vëllezërve italianë, do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/517198032406323/?v=517198032406323&notif_id=1597076174421334&notif_t=live_video_explicit

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY