E mbytën me kërkesa për kaçurrelat, Kostaq Papa hap arkivin me foto...

E mbytën me kërkesa për kaçurrelat, Kostaq Papa hap arkivin me foto të rinisë: Po ua plotësoj dëshirën

97
0
Shares

Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa, i njohur per batutat e tij ne Kuvend,  ka hapur arkivat me foto të tij në rini. Teksa paralajmëron se në vijim ndjekësit do i mbajë të informuar me të tjera pamje për t’u shuar kureshtjen.

Kostaq Papa tha në Parlament se ai është një mashkull xhentil dhe se femrat që ka patur në jetë, kur ka qenë me kaçurrela dhe me para, më shumë kanë pirë uiski, dhe pije të mira se sa ujë.

Gjithsesi, pasi kjo deklaratë u bë virale, deputeti reagoi dhe tha se fjala e tij u nxor nga konteksti.

Ndërkaq, sot, Kostaq Papa ka publikuar foto të tij që i përkasin viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë, në 1985 në Memaliaj e Korçë,në 1986 në Korçë dhe foto si emigrant në Athinë më 1991 e 1992.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën!

Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY