“Virusi jashtë kontrollit”, Shehu: 8 propozime për rrugëdaljen

“Virusi jashtë kontrollit”, Shehu: 8 propozime për rrugëdaljen

44
0
Shares

Ne nje reagim të fundit në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se gjëndja në vend eshte jashte kontrollit.

Duke i adresuar pergjegjesi kryeministrit, Shehu shkruan se tejet i rrezikshëm bëhet ky realitet i krizës shëndetesore nga një Kryeministër që vetëm për Covid nuk flet më dhe me një sistem shëndetësor të dekapituar e në amulli, si dhe me qytetarë të lënë në mëshirën e fatit.

Sakaq, ish-deputeti, ka listuar dhe 8 rrugedalje, sipas te cilave, nese qeveria i sheh te arsyeshme, vendi mund te ndryshoje situaten e veshtire nga koronavirusi.

1-Të stimulohen dhe subvencionohen potencialet laboratorike për një liberalizim të të gjitha llojeve të testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR në ditë e një depistim të gjerë serologjik.

2-Të sigurohet mbrojtja e personelit shëndetësor parësor, pajisja e trajnimi, për të kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.

3-Të përgatiten të gjitha strukturat spitalore në qendër e rrethe për të përballuar ngarkesat rajonale.

4-Përgatitja kështu e qarqeve për të operuar me kapacitet e kompetenca të plota në këtë përballje, pa u koncentruar vetëm në Tiranë, gjë qe jo vetëm po çon në kolaps strukturat, është e rrezikshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente të mëtejshme.

5-Të bashkërendohet me strukturat spitalore jo-publike për të shkarkuar së paku një pjesë të ngarkesës së patologjive të tjera jo-Covid.

6-Përmirësimi e shfrytëzimi i strukturave më të mira të terapisë intensive në QSUT, si dhe instalimi i 150 uniteteve të rinj brenda standardeve europiane në rreth katër javë për përballjen Covid.

7-Pajisja e qytetarëve me maskat e përshtatshme për t’i mbajtur ato jo vetëm në ambientet e mbyllura.

8-Garantimi nga shtetit i vaksinës së gripit të zakonshëm që në shtator, më tej të asaj Covid e aplikimin e tyre gratis.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY