DOKUMENTI/ Vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit u mor pas vizitës së...

DOKUMENTI/ Vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit u mor pas vizitës së Bashës në Manzë

141
0
Shares

Pas reagimit te bashkise se Durresit ne lidhje me situaten e konstatuar ne Manze nga kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar serish ky i fundit.

”E vërteta e trishtë e banorëve të Manzës, të mbetur pa strehë dhe pa ndihmë, nuk mund të fshihet as me propagandë dhe as premtime boshe. Ky është realiteti, këto janë hallet e banorëve të Manzës”, shkruan Basha.

Bashkia deklaroi se ka aprovuar fondi  per banorin qe takoi Basha nderkohe nuk u skuq askush nga kjo bashki kur u mesua se vendimi ishte ne diten e sotme pas takimit te Bashes ne Manze.

Edhe PD e Durresit konfirmoi se vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit u mor pas vizitës së Bashës në Manzë.

Kryetari i Opozitës Basha bën të pamundurën: Vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit.

”Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, thuhet ne nje njoftim te PD ne Durres. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY