Mjeku i njohur: Bashkia po sperkat vetem me uje, pa asnje dezinfektant...

Mjeku i njohur: Bashkia po sperkat vetem me uje, pa asnje dezinfektant ne permbajtje

73
0
Shares

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka lajmeruar per nje skandla te madh qe vjen nga kompanite e kontraktuara nga bashkia e Tiranes per dezinfektimin e qytetit per shkak te koronavirusit.

“ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë”, alarmon mjeku.

Ka gjithnje e me shoesh zera per sperjatjen fiktive te rrugeve por edhe per sperkatjen e zonave hot qe furnizojne me infejsione banoret e Tiranes.

Mjeku thote se askush nuk po shqetesohet nderkohe qe ka ngritur nje ceshtje ku vjedhja dhe abuzimi nga bashkia e Tiranes mund te shkaktoje drama e tragjedi ne qytet.

Postimi i plotë:

Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik për sa kohë që është e mundshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….

ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë luksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..

ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY