Gjinkshi: Mecollari u perjashtua edhe nga shkolla detare per pervetesim

Gjinkshi: Mecollari u perjashtua edhe nga shkolla detare per pervetesim

294
0
Shares

Ish deputeti Xhemal Gjunkshi thote se zv.komandanti Artur Mecollari i cili u gradua nga Olta Xhacka duhet te hetohet per shkeljet skandaloze te ndodhura prej tij.

Komenti i Gjunkshi:

“Vesi del me shpirtin”, kështu thotë një fjalë e urtë popullore!

Shkarkimi i Artur Meçollarit i personit me vese.

Artur Mecollari i perjashtuar nga shkolla e Detarise nje vit per pervetesimin, vjedhjen e materialeve shokeve te shkolles dhe pronen publike.

Me urdher te Ministrit Mbrojtjes, u largua nga Forcat e Armatosura ne vitin 2013, per “Veset” e tij te shumta, duke cenuar Sigurine Kombetare, duke bashkepunuar me Atashete e Huaj Ushtarak, jo anetare te NATO-s akredituar ne Shqiperi pa leje te MM, madje duke i ftuar dhe darkuar ne shtepi.

Pavarësisht se ishte Ushtarak me Vese, per te cilen dhe u lirua nga Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e dashuruar me njeriun me vese, ne kundershtim me ligjin e aktivizoj perseri ne rradhet e Forcave te Armatosura, duke e emeruar si Drejtor Inspektimi te Kabinetit te saj.
Me vone dyshja Rama-Kodheli e emruan ne Komisionin e ndarjes se Detit.

Olta Xhaçka e gradoi duke e emeruar “de facto” Komandant te Forcave Detare.

Artur Meçollari si Zv.Kom. FD, ka shmangur drejtimin e operacioneve detare nepermjet QNOD, dhe i ka drejtuar vete ne menyre autokrate, duke i mbajtur ne fshehtesi dhe pa i vene ne dijeni shefat e degeve, komandantin e Flotes dhe Qendren Operacionale te FD.

Ne Forcat Detare kane humbur, jane pervetesuar (vjedhur) 34 mije litra karburant te anijeve vitin e kaluar. Cfare ka ndodhur? Personeli pergjegjes dhe i dyshuar vazhdojne qetesisht te punojne. Asnje hetim dhe venie para pergjegjesise shkaktaret e kesaj mega vjedhje.

Emerimet e personelit behen sipas afrimitetit me Mecollarin dhe ne mosperputhje te theksuara grade-funksion.

Tre Kapitene te Rangut te pare aktualisht punojne ne reparte kembesorie, nderkohe qe Shefi i Shtabit te FD dhe kom.Flotiljes jane Kap.Rang II-te.
(Per ju lexues: Kap. Rangut pare eshte Kolonel. Kapiten i Rangut dyte eshte Nenkolonel.)
Keto jane emerime nepotike te Xhackes bandes se saj me Mecollarin ne kundershtim te plote me ligjin dhe funksionimin e gradave ne FA.
Meçollari eshte bere tmerri dhe gjobvenesi i peshkatareve dhe i operatoreve turistike qe vizitojne Ishullin e Sazanit, te cilet pa paguar haraçin nuk mundet te dalin ne det.

Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet per ne ishullin e Sazanit.

Jep dhe heq leje selektive per personelin qe operojne ne gadishullin e Karaburunit, sidomos eshte bere pengese per firmat e peshkimit, per te cilen eshte bere problem ne media disa here.
Ministria e Mbtojtjes Olta Xhacka lejonte qe ky hajdut, ky gjobvenes te drejtonte Forcat Detare.
Ka mbajtur dhe ka perdorur uniforma te shteteve te ndryshme, jashte kritereve te Manualit te miratuar per uniformat ushtarake,

Kurset institucionale dhe gradat ua ka dhene njerezve qe kane afrimitet me te dhe qe i perzgjedh ai dhe jo atyre qe u takon.

Organet e drejtesise per te gjitha keto shkelje duhet te fillojme menjehere hetimet dhe te vene para drejtesise te gjitha ata qe Vesi ju del me Shpirtin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY