ARBEN BAJO/ Humb jeten nga covid skulptori i njohur, Rama i dedikon...

ARBEN BAJO/ Humb jeten nga covid skulptori i njohur, Rama i dedikon nje postim te gjate

449
0
Shares

Skulptori i njohur Arben Bajo humbi jeten nga koronavirusi edhe pse miqte por edhe qytetare te zakonshem dhuruan gjak me antitrupa per ta shpetuar ate.

Bajoishte i shtruar në spitalin Infektiv ku ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë urgjente për gják të grupit A-, të një personi i cili ka kaluar më parë Covidin, në mënyrë që të kurohet me antitrupat e tij.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar miku i tij Arbër Kadia në një shkrim në Facebook ku thotë: “Mëngjes i trishtë!  Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19!😥 Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”

Arben Bajo është një skulptor shqiptar mjaft i njohur për publikun.  Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.

Edhe Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një postim skulptorit Arben Bajo.

“Çfarë trishtimi, Ben Bajo nuk do ti hapë më sytë”, e fillon shkrimin Rama për artistin që punoi edhe me djalin e tij, Greg Rama.

Postimi i Ramës:

“Çfarë trishtimi!  Ben  Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdèkjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcènimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.

Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar.

Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën që veprat mbeten.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj.”/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY