“Shoku im i mirë’, Bes Kallaku dedikim prekës për milionerin që u...

“Shoku im i mirë’, Bes Kallaku dedikim prekës për milionerin që u gjet pa jetë në vilën luksoze

147
0
Shares

Aktori i njohur Bes Kallaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka humbur shokun e tij më të mirë. Në foton që Besi ka publikuar, ai shihet krah për krah me biznesmenin Eugert Lazajt, duke zbuluar kështu miqësinë që ka pasur me djalin e ri që u gjet i vetëvrarë në banesën e tij më 30 korrik të këtij viti.

Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Në njoftimin paraprak që shpërndau policia ditën e ngjarjes, thuhej se biznesmeni ishte gjetur i pajetë në orën 07:00 të mëngjesit dhe pranë trupit kishte një armë zjarri.

Postimi i plotë i Besit:

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY