“Objektivi i atentatit djali im”, Flet pronari i hotelit në Tushemisht: Kam...

“Objektivi i atentatit djali im”, Flet pronari i hotelit në Tushemisht: Kam kërkuar mbrojtje, por policia nuk vepron

268
0
Shares

Jetmir Muçllari eshte pronari i hotelit te njohur ne Tushemisht, të cilit i është bërë atentat ditën e sotme. Ky i fundit, ka folur per mediat duke denoncuar publikisht problemet dhe motivet qe kane çuar ne kete ngjarje.

Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, deklaron për “Report Tv”, Jetmir Muçllari.

Ne hotel jane demtuar 3 dhoma ndersa 6 makina luksoze kane deme te konsiderueshme materiale.

Sakaq, mediat kane siguruar dhe pamjet gjate nates kur ka ndodhur sulmi me arme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY