Leviz per ceremoni private anijen luftarake, ushtarakut i hiqet komanda

Leviz per ceremoni private anijen luftarake, ushtarakut i hiqet komanda

436
0
Shares

Zv/komandanti i Forcave detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pas levizjes se anijes ushtarake me nje qellim joushtarak dhe te pamiratuar.

Por Meçollari shfajësohet duke thënë se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo timen. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare“, tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se lirimi nga detyra u zv. komandantit u bë për shkak se Meçollari ka thyer rregullat e sigurisë dhe nuk ka respektuar rregulloren dhe protokollin e raportimit të koordinimit me strukturat përkatëse ushtarake në rastet e përdorimit dhe vënies në lëvizje të të mjeteve të Forcës Detare.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY