Shmanget aksidenti fatal në Tiranë, makina hip mbi trotuar dhe përplas 4...

Shmanget aksidenti fatal në Tiranë, makina hip mbi trotuar dhe përplas 4 këmbësorët

131
0
Shares

Një aksident që mund të ishte fatal ka ndodhur në Tiranë.

Pakujdesia e një shoferi të dehur në timon i ka rrezikuar jetën katër këmbësorëve të cilët ishin duke ecur në trotuar.

49-vjeçari me iniciale A.L u arrestua nga policia pasi pas humbjes së kontrollit të automjetit është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH.

Policia arrestoi A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY