FOTO/Këlliçi denoncon Shahinin për shkelje të ligjit: Mban me punë brenda ministrisë...

FOTO/Këlliçi denoncon Shahinin për shkelje të ligjit: Mban me punë brenda ministrisë zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë

94
0
Shares

Kreu i Forumit Rinor te PD, Belind Kelliçi thekson sot një skandal tjeter qe perfshin ministren e Arsimit, Besa Shahini, menjehere pas mbajtjes se zgjedhjeve ne universitete.

Kelliçi ka zbuluar se Besa Shahini ka shkelur sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.

Demokrati, duke iu referuar ligjit, shprehet se anëtarët e Bordit të Akreditimit të universiteteve propozohen nga Ministri i Arsimit për emërim ose shkarkim dhe emërohen ose shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.

Keshtu sipas tij, znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.

E kuptojmë që për një ministre që ka një rekord absolut dështimesh, që ka guxuar të organizojë zgjedhje pa 75% të studentëve në universitete, që nuk garantoi asnjë masë mbrojtjeje në auditore gjatë pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ky standard është plotësisht i pranueshëm, por i bëjmë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin hera-herës”,-shkruan Këlliçi.

Nderkaq me tutje, Kelliçi sqaron proceduren me bordin e akreditimit:

Sa për sqarim të opinionit publik, Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon pranë ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e “Arsimit të lartë” nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për “Funksionimin e organeve kolegjiale”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.

*Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

*Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017

*BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të “Arsimit të lartë” nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY