DETAJE/Shtohen arrestimet në Tiranë, 6 persona në pranga

DETAJE/Shtohen arrestimet në Tiranë, 6 persona në pranga

68
0
Shares

Policia arreston në flagrancë 6 shtetas dhe procedon penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 30 vjeç, si dhe referuan materialet për shtetasin F. D., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit K. B., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me letra dhe çipsa për të luajtur poker dhe tre kompjuterë me programe që përdoren për lojëra fati, ndërsa shtetasit F. D., klient i lokalit, në çantën e krahut, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

-Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. A. dhe F. A., pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit fizik shtetasit K. A. iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasi F. A. ka kundërshtuar me veprime fizike dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e shtetasit K. A. në ambientet e Policisë. Në vijim të veprimeve janë referuar materialet për shtetasit T. A. dhe E. A. (kushërinj me shtetasit e arrestuar), pasi kanë penguar punonjësit e Policisë për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. A.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit të mitur me iniciale R. S., 17 vjeç, sepse në rrugën “Hajdar Hidri”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka vjedhur biçikletën e shtetases G. R.

-Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit e mitur me iniciale E. P. dhe E. P. (vëllezër), pasi në rrugën “Tefta Tashko”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u kapën duke vjedhur 1 biçikletë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasen në kërkim K. N., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë 15 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY