“7 vjet institucionet arsimore me drejtues partiake”

“7 vjet institucionet arsimore me drejtues partiake”

100
0
Shares

“Institucionet arsimore parauniversitare prej 7 vitesh drejtohen nga persona te komanduar politik. Krim i paster arsimor dhe i jashteligjshem”, ka denoncuar sot ish deputeti Luciano Boci.

Ish deputeti Boci thote se Ministria e Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në disa ZAV.
Ajo që bie në sy, në vetë tabelën bashkangjitur këtij urdhëri, është fakti skandaloz që këto shkolla nga viti 2013 deri më tani, kanë pasur drejtues të komanduar.

“E tmerrshme dhe një papërgjegjshmëri absolute!
Kur janë kaq shumë në këto zyra arsimore relativisht të vogla, po gjithsej sa janë të komanduar në gjithë Shqipërinë?!
Krim i pastër arsimor!
Denoncimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por u desh kjo shkresë që Ministria “të çjerrë maskën” e vetë Ministrisë!
Ligji e përcakton qartë që një drejtues i komanduar mund të qëndrojë në detyrë vetëm gjashtë muaj.
Këta kanë plot shtatë vite.
U komanduan me përcaktim politik aty, pas reprezaljeve politike të 2013.
Kanë bërë çfarë i ka thënë partia e çfarë u ka dashur qejfi me shkarkime, largime mësuesish e emërime militantësh.
I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.
Krejtësisht jashtë ligjit”, sensibilozn ish deputeti Boci. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY