Kapen duke transportuar 14 emigrantë, arrestohen 6 persona në Korçë

Kapen duke transportuar 14 emigrantë, arrestohen 6 persona në Korçë

58
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar 6 person, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.

Uniformat blu njoftojnë se Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditen​ 4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” dy emigrantë të paligjshëm.
  • A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.
  • F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.
  • M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit e mësipërm po transportonin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY